Ndarja e papritur nga jeta e sipërmarrësit të njohur, Rama: Nuk e besoj dot, dje ishim në të njëjtën tryezë

8 months ago 33
Reklamë

Largimi nga kjo botë i sipërmarrësit të njohur Dritan Mezini ka lënë një boshllëk të madh në shoqërinë shqiptare.

Mezini humbi jetën nga një atak i beftë kardiak mëngjesin e djeshëm dhe shumë figura publike reaguan të trishtuar nga lajmi i papritur.

Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Përmes një mesazhi, Rama thekson se nuk e beson dot ndarjen nga jeta të Mezinit, i cili dje pasdite ishte ulur në një të njëjtën tryezën me të në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

Reagimi i Ramës:

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante.

Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.

Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe”, shkruan Rama./vizionplus.tv

Dritan Mezini ishte sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës ‘’duapune.com’’. Një dashamirës dhe promovues i madh i sportit në vendin tonë duke përmendur këtu sportin e atletikës, notit, skive, futbollit dhe triathlonën.

Dha kontributin e tij modest për një shoqëri krijuese, ku sipërmarrja, Inovacioni, dhe biznesi social të përfaqësohej sa më mirë dhe sa më denjësisht nga të rinjtë për të dhënë rezultatet e pritshme.Me një përvojë të pasur mbi 25 vjet, ai solli ekspertizë të zëshme në fushën e transformimit dixhital, burimeve njerëzore dhe të menaxhimit të projekteve.

/vizionplus.tv

Read Entire Article