Ndeshje për “jetë a vdekje” ndaj Shqipërisë, kroatët veprojnë si asnjëherë para ndeshjes

3 months ago 27
Reklamë

Kroacia hyri si një pretendente në Euro2024, ndërsa në ndeshjen ndaj kuqezinjve do të provojë shansin për të kaluar grupin pa dhimbje duke ditur që në ndeshjen e fundit do të kenë përballë Spanjën.

Shqipëria ndërkohë do të tentojë të lerë gjurmë në Euro2024 për të harruar edhe humbjen me Italinë.

Humbja 0-3 e kroatëve ndaj Spanjës ka shkaktuar mjaft debate në Kroaci duke detyruar teknikun Daliç që të marrë masa ekstreme gjatë përgatitjeve për ndeshjen ndaj Italisë.

Për herë të parë në historinë e kombëtares ballkanase dhe të një kompeticioni si Europiani, Daliç ka vendosur që Kroacia të mos stërvitet në stadiumin ku do të luhet ndeshja, siç ndodh normalisht një ditë para sdidës.

Trajneri kroat në stërvitjen e pasdites së djeshme, ku kishte në dispozicion 25 futbollistë pasi Nikolla Vllashiç nuk ishte në formë, ka përgatitur taktikat dhe më pas mori vendimin surprizë për të mos u nisur menjëherë drejt Hamburgut.

Modriç me shokë do të nisen sot në orën 16:00 drejt Hamburgut duke mos u stërvitur më një ditë para ndeshjes. /vizionplus.tv

Read Entire Article