Ndihmoi në fshehjen e trupit, flet bashkëpunëtori i Esmerald Ballës: Më dha 25 mijë lekë

1 week ago 20
Reklamë

Ndihmoi në fshehjen e trupit, flet baëshkëpunëtori i Esmerald Ballës: Më dha 20 mijë leEdison Brahaj ka ndryshuar dëshminë e tij, teksa akuzohet për bashkëpunim në fshehjen e krimit që tronditi Durrësin, atë të djalit që vrau babanë.

Brahaj në dëshminë e tij fillestare deklaroi se është dhunuar nga policët dukei shkaktuar edhe probleme shëndetësore, ndaj edhe ka pranuar se është bashkëpunëtor në ngjarje.

Lexo edhe :

Related Posts

Por këtë të shtunë, para togave të zeza, ai mohoi të jetë dhunuar nga uniformat blu.

Lidhur me rolin e tij në këtë ngjarje të rëndë, Brahaj theksoi se autori i ngjarjes i ka dhënë një shumë prej 20 mijë lekësh, për ndihmesën që i dha në fshehjen e trupit.

Esmerald Balla akuzohet se vrau me gjakftohtësi të atin, trupin e të cilit e hodhi në pus. Para togave të zeza ai ka refuzuar të japë detaje, por është shfaqur i penduar.

Sipas grupit hetimor, i punësuar si bari në fermën e familjes Balla, Edison Brahaj ka pranuar se ditën e krimit, më 13 gusht, ka qenë disa metra larg vendit ku u ekzekutua Enveri. Ai ka pranuar se dëgjoi dy të shtëna dhe më pas është thirrur nga Aldi (Esmeraldi) për ta ndihmuar të zhvendosin trupin e viktimës të cilin fillimisht e kanë fshehur në ferra. Të nesërmen (më 14 gusht) janë kthyer dhe e morën trupin për ta hedhur në pusin afër një stani tjetër. Për këtë ai ka deklaruar se është paguar nga Esmerald Balla me 20 000 lekë, ndërsa 30-vjeccari i akuzuar për atvrasje ka thënë se i ka dhënë 250 000 lekë. Gjatë kontrollit në banesë, Brahajt iu gjetën 145 mijë lekë.  Pavarësisht kësaj kontradikte në “çmimin” e paguar për bashkëpunimin në krim, akuzat që rëndojnë mbi punëtorin e fermës për grupin hetimor janë të qarta, “fshehje ose asgjesim i kufomës”, “moskallëzim i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./vizionplus.tv

Read Entire Article