Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy bashkëpunëtorët e 43 vjecarit Gerald Shehu. Gjykata vendosi masën arrest me burg për David Lartin dhe Daniel Qosen në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura. Seanca gjyqësore për të dy këta shtetas është zhvilluar vecmas. I pari që ka marrë masën e sigurise arrest me burg ka qënë Daniel Qose dhe më pas David Larti
Në sallën e gjyqit të dy personat kanë shfaqur shenja pendese. Dy bashkëpunëtorët kanë thënë se janë të penduar, dhe se janë ndier të kërcënuar nga autori. Ata kanë thënë se nga frika e autorit, kërcënimi janë detyruar të bëjnë dicka të tillë. Pavarësisht pretendimeve gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. Sipas gjyqtares së cështjes për të dy personat ka prova të pakundershtueshme që janë të përfshirë në këtë ngjarje
Lexo edhe :
Related Posts
Gjyqtare e kësaj cështje është Dorina Stroka prokurore është Vitjuna Mata.
Eraldo Nevruzi punonte si recepsionist në hotelin ku dyshohet se është ekzekutuar, ndërsa autori, tashmë i arrestuar, kishte miqësi të mëparshme me viktimën. Të dy, jetonin në Angli dhe kishin pak kohë që ishin kthyer në Shqipëri, ndërsa dyshohet se bashkë ata do të hapnin edhe një biznes.
Trupi i viktimës u gjet pas më shumë se 24 orëve kërkime në një gurore në afërsi të fshatit Vuno. Autoritetet i kishin shtrirë kërkimet nga toka dhe ajri me dron, por ka qenë vetë autori ai i cili ka treguar për vendin se ku e kishte fshehur trupin e viktimës.
/vizionplus.tv