“Në Laprakë, ta vrasin rrugës”, dalin mesazhet që Shullazi i dërgonte Marklen Hakës për të vrarë Durim Bamin: Ta kapim te…

2 months ago 34

Në komunikimet e zbardhura në dosjen e prokurorisë, më datë 1.07.2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Hakën në lidhje me vrasjen e Durim Bamit.

“Për atë pisin që del, me i nejt gati ta zejm ditë të hëne, e kap brenda javës. Se i them njërit nga Vlora. Po takoje atë shokun një herë që ta bëjmë një plan të na thonë dhe kur vjen në Tiranë. Po në Laprakë. Se sa të shofin, se ta bëjnë (vrasin) rrugës kur vjen për andej. Po sa ta piketojnë se fola me këto çunat dhe ok janë. Veç me na thënë para është mirë thot”, i shkruan Shullazi.
Në komunikimet e Emiljano Shullazit me Marklen Hakën dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e Durim Bamit.

“Dyshohet se Bami ka shkuar tek gjiri i Lalëzit me makinë të blinduar ose Range Rover”.
Marklen Haka ra në prangat e policisë ditën e sotme në Nikël, ai akuzohet për tentativë vrasje, ndërsa i ka shpëtuar disa herë atentateve.

Read Entire Article