“Nëna”, shfaqja që flet me publikun përmes dhimbjes, dramës dhe sëmundjes

9 months ago 28

Është një nga shfaqjet më emocionuese që është shfaqur në Teatrin Eksperimental.

“Nëna” është shfaqja ku paraqitet dashuria e një nëne për të birin, na ballafaqon më shumë se sa me histori.

Meszhin e fuqishëm të kësaj shfaqjeje do kemi mundësi ta kuptojmë përmes regjisorit Mehmet Xhelili dhe aktorit Xhuliano Brisku të ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti.

Xhelili: Dje shfaqja pati kontaktin e parë me publikun dhe jam i emocionuar se si publiku e priti. Autori Florian Zeler është një dramaturg dhe regjisor i cili me veprën e tij ka arritur të imponohet në një mënyrë spektakolare nëpër botë. Është një pjesë jo e zakonshme që vihet në teatrin shqiptar. Ka të bëjë me njeriun, nënën, mëmësinë, familjen, me marrëdhënien që krijon nëna me të birin, me vajzën. Kushdo që vjen dhe shikon pjesën “Nëna” gjen brenda tyre veten, shpirtin e tij. Mua më rrëmbeu sa e lexova sepse më krijioi brenda vetes të gjitha problemet që kisha pasur me nënën time.

Xhuliano, i cili ishte në rolin e djalit, rrëfen se është krejt e kundërta e personazhit që luhej dhe në fillim pranon se e ka pasur të vështirë.

Brisku: Ndjeva në një moment, kur ishim në buzë të skenës bashkë me nënën, që e kisha si fëmijë. Pashë nga publiku dhe gjithë njerëzit ishin me lot. Si arriti një bir ta çojë nënën në këtë fazë.

Aktori tha se shfaqja do të jepet edhe javën tjetër dhe ftoi qytetarët që të shkojnë ta shikojnë./vizionplus.tv

Read Entire Article