Nëna vret me thikë vajzën 10-vjeçare në Britani

2 months ago 38

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë. Një nënë në qytetin West Midlands ka pranuar ditën e sotme akuzën që rëndonte mbi të. Ajo dyshohej se kishte therur me thikë vajzën e saj 10-vjeçare.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një incident të ndodhur më 4 mars. 10-vjeçarja Sei Kang u gjet e pajetë në një shtëpi, pasi kishte pësuar plagë të shumta me thikë në gjoks.

Nëna e saj 33-vjeçare, Jaskeerat Kaur, e njohur gjithashtu si Jasmine Kang u arrestua mesditën e së njëjtës ditë pasi policia zbuloi trupin e të miturës. Gjykatësi caktoi një datë dënimi më 25 tetor dhe tha se Kaur duhet të paraqitet në gjykatë për seancën.

Në një homazhe të publikuar nga shkolla ku frekuentonte 10-vjeçarja Shay, ajo u përshkrua si një fëmijë i zgjuar, i lumtur, argëtues, i cili pëlqehej nga të gjithë.

Read Entire Article