Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Kievin nesër, më 24 shkurt, me rastin e dyvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës, tha një burim i Komisionit.
Më postimin e saj në “X”, Ursula von der Leyen thekson: Për dy vitet e fundit ne kemi ardhur në Kiev për të sjellë mbështetjen dhe solidaritetin evropian. Por ne nuk kemi sjellë frymën e Evropës, sepse ajo tashmë është atje. Evropa jeton në luftën e guximshme të këtij kombi për liri. Slava Ukraina”.
For the past two years, we have come to Kyiv to bring European support and solidarity.
But we have not brought the spirit of Europe – because it is already there.
Europe lives in this nation’s brave fight for freedom.
Slava Ukraini. pic.twitter.com/0LwlXvrf5C
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 23, 2024