Nesër vendimi për fatin e PD, Gjykata e Apelit do të shprehet se kujt i takon vula

5 months ago 24

Nesër në orën 10:00 Gjykata e Apelit vendos për fatin e partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike. Gjyqtaret Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro do të përcaktojnë të martën nëse kryetari i Partisë Demokratike është Sali Berisha apo Lulzim Basha.

Odisea e betejës gjyqësore për kryetarin e PD nisi në 11 dhjetorin e vitit 2021 kur Sali Berisha mblodhi Kuvendin Kombëtar, shkarkoi Bashën nga detyra e kryetarit dhe zgjodhi strukturat e reja drejtuese.

Berisha fitoi betejën në Gjykatën e Shkallës së Parë, por humbi në Gjykatën e Apelit. Në dhjetorin e vitit 2023 Gjykata e Lartë riktheu çështjen për rishqyrtim në Apel.

Edhe pse beteja gjyqësore për logon e Partisë Demokratike do të vazhdojë sido që të jetë vendimi i Gjykatës së Apelit, nesër vendoset se cili ka të drejtën të garojë me logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Sali Berisha apo Lulzim Basha./vizionplus.tv

Read Entire Article