Netanyahu i vendosur: Lufta do vijojë derisa të arrijmë çdo objektiv

4 months ago 28

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është i vendosur të arrijë objektivat e tij në Palestinë, duke mos pranuar asnjë alternativë tjetër.

Çdo marrëveshje armëpushimi në Gaza duhet të lejojë Izraelin të vijojë luftën derisa të arrihen qëllimet e tij, ka paralajmëruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa negociatat për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës pritet të rifillojnë.

 “Plani i rënë dakord nga Izraeli dhe i mirëpritur nga Presidenti Biden do të lejojë lirimin e pengjeve pa krijuar pengesa për objektivat e mbetura të luftës”, tha kryeministri izraelit.

Marrëveshja duhet të ndalojë hyrjen e armëve në Hamas përmes kufirit të Egjiptit me Gazën dhe nuk duhet të lejojë kthimin në Gazën veriore të mijëra militantëve palestinezë.

Read Entire Article