“Nga 10 milionë turistët e vjetshëm, 4.6 milionë ishin nga Kosova”, Lutfi Dervishi: Ja kostoja për të bërë plazh në Himarë

2 months ago 27
Reklamë

Analisti Lutfi Dervishi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar vendosjen e pagesave në rrugët e Shqipërisë dhe dëmin që ato mund t’i sjellin turizmit, sidomos duke u rritur kostot turistëve që vijnë nga Kosova, të cilët janë afër 50% e totalit të turistëve që vizitojnë vendin tonë gjatë verës.

Dervishi thotë se më këto kosto, turistëve nga Kosova u bie më lirë të fluturojnë me avion në çdo destinacion tjetër mesdhetar për plazh.

“Një turist nga Kosova që do të shkojë një fundjavë në plazh në Himare, përveç naftës do t’i duhet të paguaje 25 euro tarife te trarët (Kalimash 5 euro, Thumane 2.5 euro, Llogara 5 euro)

Shumë mirë lirë me avion në çdo plazh të Mesdheut…

P.S. nga 10 milionë turistët e vjetshëm 4.6 milionë ishin turistët e Kosovës”, shkruan ai.

Read Entire Article