Nga shtëpia tek vlerat monetare, qeveria “hap qesen” për Chermen Valiev dhe Islam Dudaev

1 week ago 22
Reklamë

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, dy fituesit e medaljeve të bronzta në Lojrat Olimpike të Parisit do të shpërblehen nga qeveria shqiptare.

Fillimisht, ishte kryeministri Edi Rama ai i cili u dha medaljen e mirënjohjes dy sportistëve, ndërsa më pas kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri të ditur se Chermen Valiev dhe Islam Dudaev do të marrin së shpejti nënshtetësinë shqiptare, ku do të jenë edhe rezident të kryeqytetit. Si të tillë, ata do të përfitojnë nga një banesë 2+1 në Tiranë.

Uroj që të gjeni ndonjë nuse shqiptare dhe të shumoheni e të sillni kampionë të rinj”, tha ndër të tjera Veliaj.

Më pas, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu në bazë të një VKM që është miratuar për sportistët, u dha atyre një shpërblim monetar me vlerën 5 milionë lekë të rinj dhe nga 2 milionë lek të rinj përfituan edhe trajnerët e Chermen Valiev dhe Islam Dudaev./vizionplus.tv

Read Entire Article