Një 47-vjeçar ëshjtë arrestuar nga policia në Kavajë, pasi u kap duke vjedhur një televizor në një banesë.
Vlonjati me iniciale A.Sh rezulton që të jetë autor i katër vjedhjeve të tjera, për periudhën maj-qershor të këtij viti.
“Komisariati i Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Foreign”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. Sh., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës maj-qershor 2024, në 4 raste, ka vjedhur në lagje të ndryshme në Kavajës”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv