Një 14-vjeçare ka denoncuar një person për ngacmim seksual në Kavajë.
E mitura ishte duke ecur në rrugë kur 50-vjeçari P.Xh nga fshati Luz i Vogël e ka ngacmuar në mënyrë të pahijshme.
“Kavajë/Ngacmoi seksualisht, në rrugë, një 14-vjeçare, menjëherë pas kallëzimit, Policia vë në pranga 50-vjeçarin.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel