Gafat e njëpasnjëshme të Presidentit të SHBA-ve Joe Biden, janë komentuar gjërësisht nga mediat botërore.
E fundit ishte ajo e një dite më parë në Samitin e NATO-s, ku ngatërroi Presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyn me atë të Rusisë, Vladimir Putinin, si dhe zv.presidenten Kamala Harris me kandidatin për President, Donald Trump.
Gafat e Biden janë bërë kryetituj në të gjitha mediat botërore, ku një “lumë” akuzash kaën rënë mbi aftësitë komunikuese të Presidentit Biden.
“Përpjekjet e Joe Biden për të treguar se ai nuk ka sëmundje mendore (për shkak të moshës) kanë dështuar në mënyrë spektakolare në skenën botërore pasi ai ngatërroi Presidentin Zelensky me Presidentin Putin dhe më pas iu referua Kamala Harris si “Zëvendës President Trump”.
The Guardian (Angli): “Gabimet, pengesat dhe hapat e gabuar – shfaqën dobësitë e Bidenit dhe më tej: “Joe Biden filloi duke thyer porcelan dhe e kaloi pjesën tjetër të konferencës për shtyp duke e bashkuar përsëri.”
Disa nga titujt e mediave:
POLITICO (SHBA): “E gjithë bota po i kushtonte vëmendje çdo fjale të tij, kështu që Biden duhej të shmangte çdo gabim në samitin e NATO-s. Ai nuk mund ta bënte këtë”.
The Sun (Angli): “JOE JO! Moment i sikletshëm: Joe Biden prezanton Zelenskyn si ‘Putin’ – dhe më pas ngatërron Kamala Harris me ‘Zëvendës Presidentin Trump’.
New York Times (SHBA): “Biden ngatërron Kamala Harris me Donald Trump pasi e njëjta gjë i ndodhi me Zelensky dhe Putin.”
Washington Post (SHBA): “Biden tregon njohuritë e tij, por pengohet nga fjalët e tij në konferencën për shtyp.”