Ngjarja e rëndë në Fier/Gruaja ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me viktimën

2 months ago 28
Reklamë

Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmjen e së premtes, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.

Shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore të korrespodentit të Top Channel në Fier, Neritan Trifoni, është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Autori Xhuliano Miho ishte prej muajsh në proces divorci me bashkëshorten dhe mund të kenë pasur konflikte të vazhdushme.

Read Entire Article