Ngjarje e rëndë në New York, shoferi i dehur hyn me makinë në park, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur

4 months ago 28

Tre persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi një shofer, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, hyri me makinë në një park në Loëer East Side të Nju Jorkut.

Shoferi i Ford F-150, Daniel Hyden, 44 vjeç, goditi këmbësorët e shumtë në park në orën 20:53 të enjten mbrëma, tha policia.

Burri ishte duke lëvizur me shpejtësi kur kapërceu bordurën dhe hyri në park, tha policia.

Dy nga personat e vrarë në aksident ishin nënë e bir: 59-vjeçarja Lucille Pinkney dhe 38-vjeçari Herman Pinkney.

Gruaja tjetër që vdiq nuk është identifikuar ende.

Një grua 30-vjeçare u dërgua në spital në gjendje kritike, tha policia. Gjashtë personat e tjerë të plagosur në aksident, përfshirë një djalë 11-vjeçar dhe një vajzë 18-vjeçare, ishin në gjendje të qëndrueshme.

Autoritetet thanë se për momentin nuk dyshohet për terrorizëm, megjithëse hetimet janë në vazhdim. Sakaq, shoferi u arrestua./vizionplus.tv

Read Entire Article