Nikki Haley pranon disfatën, tërhiqet nga gara për nominimin republikan

7 months ago 16

Pas disfatës së thellë përballë kundërshtarit të saj Donald Trump, Nikki Haley njoftoi të mërkurën se do të tërhiqet nga fushata për nominimin republikan përpara zgjedhjeve të nëntorit.

“Para një viti kam nisur fushatën time për presidencën, duke thënë se bazohet në dashurinë time për këtë vend”, theksoi ajo dhe falënderoi të gjithë ata që e mbështetën. “Megjithatë, është koha për të pezulluar fushatën time”, njoftoi ajo.

Ai iu referua gjithashtu një citimi të Margaret Thatcher, “Mos ndiqni turmën, kini mendimin tuaj”, dhe tha për Trump se është detyra e tij të fitojë votat e partisë republikane dhe më gjerë.

“I uroj gjithë të mirat kujtdo që bëhet president i Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo./vizionplus.tv/

Read Entire Article