Nis seanca plenare, mungojnë deputetët e opoztës, çfarë pritet të ndodhë sot

4 hours ago 26

Ka nisur në Kuvend seanca plenare e ditës së sotme. Deri në këto momente nuk ka pasur trazira nga ana e opozitës, ashtu siç ka ndodhur në seancat e fundit.

Ndërkohë, në fillim të seancës janë betuar edhe dy deputetët e rinj të Kuvendit, Andrea Mane dhe Erjon Mekaj. Ata zënë vendin e Ervin Salianjit dhe Jurgis Çyrbjas, të cilët ndodhen të dy në qeli.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 28.10.2024.
  2. Njoftime
  3. Projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”
  4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
  5. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
  6. Dekreti nr. 357, datë 10.10.2024, “Për kthimin e ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
  7. Projektvendimi “Për një ndryshim të vendimit nr. 66/2021 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve të Kuvendit”, i ndryshuar”
  8. Projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”.
  9. Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
  10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

/vizionplus.tv

Read Entire Article