Sot në Durrës do të mbahet Asambleja e PS, ku në takimin që pritet të nisë në orën 11:00 do të zgjidhet skuadra e re e socialistëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
I pari që do të mbajë fjalë do të jetë vetë kryeministri Edi Rama.
Lexo edhe :
Related Posts
Ky i fundit, pak para nisjes së Asamblesë Kombëtare në një postim në rrjetin social ka ndarë pamje nga salla ku do të zhvillohet mbledhja.
Krahas fotos, Rama shkruan se sot do të zgjidhet skuadra e re e PS për të nisur më pas punën për Shqipërinë e 2030-tës.
“Mirmëngjesi dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030🇦🇱, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook./vizionplus.tv