“Një prej tyre e njihja si fytyrë”, avokatja për atentatin te “Komuna e Parisit”: Vajza ime pa skenën…

2 months ago 41

Më 19 gusht, efektivi i policisë, Erjon Goxhara, plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi kishte mësuar për lidhjen sentimentale që gruaja e tij kishte pasur me të. Ngjarja ndodhi në “Komunën e Parisit”.

Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën e tjetrit”, i tha ai viktimës.  Siç dëshmojnë edhe pamjet e publikuara, Goxhara e qëlloi 6 herë në mes në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Më pas nxori telefonin dhe e filmoi.

Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, avokatja Margarita Kola tregon se një prej personave të përfshirë në ngjarje e njihte si fytyrë pasi ka ndodhur në zonën ku ajo banon. Ka qenë vajza e saj që e ka lajmëruar e tmerruar sepse ka qenë duke kaluar në rrugë dhe ka parë gjithçka.

Margarita Kola: Kjo ka ndodhur pikërisht aty ku jetoj unë.

Rudina Magjistari: Vërtet?

Margarita Kola: Mu përpara.

Rudina Magjistari: I njihje personat apo jo?

Margarita Kola: Unë nuk i njihja personazhet,  por më vonë kujtohem që njërin prej tyre e njihja për fytyrë dhe vajza ime  ka qenë e tmerruar, ajo më ka lajmëruar sepse ka qenë aty kur ka ndodhur ngjarja.

Rudina Magjistari: E ka parë skenën?

Margarita Kola: Po. (pohon me kokë)

/a.r

Read Entire Article