Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në “Don Bosko” në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mundur të sigurojë fotot e dy të plagosurve Ronaldo Metushi 22-vjeç dhe Kastriot Elezaj 45-vjeç, të cilët tashmë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Kastriot Elezaj 45-vjeç
Ronaldo Metushi 22-vjeç
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj i cili mbërriti menjëherë në vendngjarja, tha për mediat se autorët e këtij krimi kanë qenë 3 dhe se po hetohet për didentifikimin dhe kapjen e tyre.
Paraprakisht dyshohet se autorët lëviznin me një automjet tip “Golf 5” dhe kanë qëlluar me silenciator.
Pas ngjarjes janë larguar dhe makina e tyre është gjetur e djegur në Qerek.
“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njoftoi sot policia. /vizionplus.tv