Noka dhe Bardhi takim me qytetarët dhe bizneset në Kombinat, thirrje për pjesëmarrje në protestën e 11 korrikut

4 months ago 22

Këtë të shtunë, nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, Koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu dhe drejtues të zonës, kanë zhvilluar takime me banorët e Kombinatit në Tiranë.

Noka u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik.

“Protestës së 11 korrikut duhet t’i bashkohet çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur nga regimi autokrat i Ramës”, u shpreh Noka teksa shpërndante fletushka në zonën e Kombinatit.

Noka gjithashtu i bëri thirrje çdo demokrati, i cili kërkon ndryshimin dhe largimin e qeverisë, të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik, në një betejë pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike./vizionplus.tv

Read Entire Article