Nuk i mjafton suksesi në muzikë! Dua Lipa gati të lançojë në treg akullore me emrin e saj

2 months ago 23

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa duket se krahas muzikës, ajo është e apasionuar edhe për fushën e biznesit.

Sipas Daily Mail, artistja shqiptare po përgatitet për të lançuar një produkt të ri në treg, akullore të llojeve të ndryshme, teksa ka aplikuar për një licencë që të vendosë emrin e saj si markë në këto produkte.

Këngëtarja 29 vjeçare, është ende në pritje të miratimit nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të Qeverisë, ndërsa ajo tashmë ka një ndërmarrje botuese për stilin e jetesës dhe kulturën të quajtur Service95

Biznesi i saj i ri do të ketë në bazë të saj akulloren, teksa ato do të serviren në mënyra të ndryshme, si akullore në kon, akullore me qumësht, ëmbëlsira me akullore, torta me akullore dhe pije me akullore, së bashku me milkshake dhe kos.

Dua Lipa ka zbuluar më parë se nuk ndjek turmën, kur bëhet fjalë për akulloren dhe ka shijen dhe përbërësit e saj unike.

Ajo i tha Greg James në BBC Radio 1 se nuk është një fanse e akullores me çokollatë dhe në vend të kësaj merr akullore me vanilje dhe vendos vaj ulliri mbi të duke e shoqëruar atë edhe me pak kripë.

Read Entire Article