Nuk ju rinovua kontrata për shkak të opinionin për Belerin, Barka ka një mesazh për eurodeputetin e zgjedhur

5 months ago 8

Gazetarit Panajot Barka nuk ju rinovua 3 muaj më parë kontrata nga agjencia shtetërore e lajmeve të Athinës në Shqipëri, për disa komente që ai bëri në adresë të Fredi Belerit, i cili aktualisht ndodhet në burg pas akuzave për blerje votash.

Lidhur me këtë çështje, Barka ka folur sërish, kjo edhe pas zgjedhjes së Belerit si eurodeputet.

Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Barka tha se ai nuk bën kompromise me profesionin, dhe nuk i shërben askujt për qëllime personale.

Siaps tij ka ardhur koha që siç ai po mbron sot Fredi Belerin të dalë nga burgu, ashtu edhe Beleri duhet të thotë në Athinë se Barkan e hoqëm kot nga puna.

Pjesë nga biseda:

Furxhi: Duke dëgjuar një opinion për Belerin nga ju, shumë të mendojnë ose të kuptojnë se përse Athina 3 muaj më parë ju ndaloj juve të rinovoni kontratën si gazetar i agjencisë shtetërore të lajmeve të Athinës në Shqipëri. A e shikoni këtë lidhje, si ju duket?

Barka: Unë nuk e kam fshehur asnjëherë dhe sot dua ti them Belerit që kjo është një fitore e demokracisë. Unë nuk e kam fshehur që për këtë shkak nuk më është rinovuar kontrata, por unë nuk bëj kompromise me profesionin tim të gazetarit për të arritur qëllime të tjera ose për të shërbyer diku. Kjo nuk është një shprehje demokracie, por një dhunim i demokracisë dhe ashtu si unë që e mbroj Belerin që të dalë nga burgu, ashtu edhe Beleri duhet të thotë në Athinë që Panajot Barkën kot e hoqëm nga puna.

Read Entire Article