“Nuk ka rritje çmimesh”/Të huajt vlerësojnë Vlorën si vendin ideal për të pushuar

3 months ago 24

Sektori i turizmit në Vlorë duket se po vuan pak në këto momente. Më shumë po punojnë më të huaj, ka pak shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria që kanë zgjedhur Vlorën për të pushuar këtë verë. Vjollca Murataj, administratorja e një hoteli në qendër të Vlorës thotë se nuk e kupton se pse po ndodh e gjitha kjo. Përgënjeshtron ato që thuhen nëpër media apo portale të ndryshme, si për çmimet, ashtu dhe për shërbimin

“Sektori I turizmit në këto momente në Vlorë po vuan pak sepse nuk po arrijmë të kuptojmë se sa fluks do të kemi maksimal dhe sa minimal. Më vjen më të vërtetë keq sepse ne po japim maksimumin që ccdo njëri prej nesh që ka një strukturë akomoduese apo punon në sektorin e turizmit jep maksimumin për ti shërber këtj klienti që ai të mbetet i kënaqur“ theksoi Vjollca Murataj-administratore hoteli.

Të huajt e vlerësojnë si vendin ideal për të pushuar në bregdetin e Shqipërisë.

Gjysma e parë e korrikut nuk ishte sezoni veror që pritej për qytetin e Vlorës. Peshën më të madhe për këtë ua faturuan çmimeve. Por operatorët turistikë thonë se çmimet janë në vlera normale, krahasuar dhe me vitin e shkuar.

Dhe për çmimet secili flet sipas xhepit të tij. Për pensionistët shqiptarë sigurisht që janë të larta, ndërsa krejt ndryshe për të huajt. Për ta Shqipëria ka çmime të lira dhe është vend ideal për të pushuar:

Një e moshuar tha për RTSH-në se”çmimet janë shumë të larta, shumë të larta, për ibret janë të larta”

“Çmimet shumë lirë, shumë mirë janë. Po paguajmë 70 euro në natë. Ne kemi ardhur nga Anglia. Kemi vizituar Tiranën dhe Vlorën, Jemi shumë të kënaqur. Njerëzit janë shumë të mirë” tha një tjetër pushues anglez.

“Mendoj se çmimet janë shumë mirë. Dua të kthehem sërish këtu. Anglia është shumë e shtrenjtë. Për ne këtu është shumë mirë” tha një i ri që ka ardhur nga Anglia për të pushuar në bregdetin tonë.

“Jam vendosur për tetë netë në një vilë në Himarë. Njerëzit janë shumë, shumë të dashur. Ndihem si në familje. Ju lumtë!

“Nuk kemi pasur ndryshim çmimi për akomodimin…por jo ndonjë rritje drastike”

Një dhomë dyshe, përfshirë mëngjesin, parkimin dhe internetin kushton 75 euro në ditë jave në Vlorë, ndërsa në gusht e njëjta dhomë do të kushtojë 90-100 euro.

Read Entire Article