Një aksident i rëndë i mori jetën një 15-vjeçari në Sarandë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:40 në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.
Lexo edhe :
Related Posts
Siç njoftoi policia, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Elidon Aliu, 20 vjeç, u përplas me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi David Çepe, 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë. Si pasojë mbeti i lënduarshtetasi i mitur E. Çaushi, 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin David Çepe.
15-vjeçari ndërroi jetë në spital disa orë më vonë për shkak të plagëve të rënda.
Ndërkohë, këtë të premte, familja Çaushi në Sarandë ka hapur dyert e mortit, ndërsa 15-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00.
E.Çaushi ishte nipi i poetit sarandiot Eduart Veli. Ky i fundit, në rrjetet sociale ndan një dedikim prekës për 15-vjeçarin që nuk jeton më.
PËRSE IKE KELUUUSH ?
Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?
Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…
Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?
O dhimbje sa një planet e rëndë?!
Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ?
Ike kelush i gjyshit,ike dhe na le pa shpresë
S’do ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë
Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !
Ooh ,çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush
Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!
Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje
S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !
O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë
Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..
Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin
Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!
Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë
Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë?
Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes
Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!
Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil .
Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil..!
Kelush,që ke pak orë që sje mesh,nuk dua ta besoj
Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj !
Keli ,Kelush… Keliiiiii!