Obsesioni i armëve: orgazëm apo propagandë? A ka bazë një “xhihad” berishjan?

2 months ago 36

Nga Ylli Pata

Ilaria Salis, sot është një europarlamentare e së majtës italiane. Ajo është një mësuese e ciklit të ulët nga Milano, e cila ishte aktiviste e të gjelbërve të majtë italianë. U bë e njohur pasi u burgos në Budapest pas një proteste të trazuar ku u sulmuan dhe forcat e rendit. Sot, kryeministri hungarez Viktor Orban, që është kthyer në ikonën e së djathtës ekstreme europiane foli për këtë ccështje për mediat botërore. Zoti Orban, e konsideroi si një ccudi që një vend Perëndimor i NATO-s e BE-së si Italia zgjedh europarlamentare një personazh që bën një krim në një vend të NATO-s e BE-së.

E djathta sot, është garantiste dhe personazhe apo fenomene si Salis apo suedezja Greta Tumberg që demonizohet si djall me brirë konsiderohen kundërshtarët e saj. Nëse do të krahasosh Greta Tumbergun me Adriana Kalanë, apo Ilaria Salis me Fred Lelën, ata duken fushë me lule.

Pasi në ccdo vend të NATO-s, nëse do të përmendësh marrjen e armëve, apo luftën e armatosur ndaj një qeverie të zgjedhur, konsiderohet si veprimtari terroriste.

Nuk ka asnjë opozitë e një vendi të NATO-s, madje edhe Mal të Zi apo Maqedoni të Veriut që kanë etni të ndryshme, kur përplasjet mes palëve kujtojnë armët.

Një personazh, madje personalitet që armët i njeh mirë është Ali Ahmeti. i cili ka drejtuar Ushtrinë Cclirimtare të Kosovës, ka negocuar dhe ndihmuar ngritjen e Ushtrisë Cclirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, dhe ka qenë kryekomandant i Ushtrisë Cclirimtare Kombëtare, një formacioni politik e ushtarak në Maqdoninë e Veriut.

I cili negocoi paqen e Marrëveshjes së Ohrit. Ka disa ditë që në Shkup, skifterët e VRMO-DPMNE, domethënë nacionalistët maqedonas po provokojnë për të ndaluar shqipen si gjuhë zyrtare në vend. Por edhe shumë të tjera. Nuk ka asnjë deklaratë të Ahmetit dhe aleatëve të tij të Frontit Europian, që janë shumica e partive shqiptare, me logjikën për të mos trazuar ujrat.

Sepse kështu ndodh në vende Perëndimore. Por në Shqipëri, herë pas here, ka dikush që thotë do të marrim armët. E ka thënë edhe Sali Berisha shpesh, dmth se me dash e marr pushtetin me armë vetëm me demokratët e Bushatit dhe Mamurrasit, Ilir Meta, që flet sa herë merrni armët, e deri te Adriana Kalaja e Alfred Lela.

Kryengritja e Armatosur, është një nivel politikë, madje është niveli më i lartë i politikës. Aksioma prusiane që lufta është niveli më i lartë i diplomacisë është edhe sot në literaturën e shkencave politike.

Nuk ka ndonjë gjë që një formacion politik të shpallë luftën e armatosur si bazë të politikës së saj. E ka bërë Partia Komuniste Shqiptare dhe kundërshtaret e saj. Por në një sistem si i yni, sidomos i një vendi anëtar të NATO-s kjo, pra kryengritja e armatosur nuk pranohet.

Sali Berisha, e bëri kryengritjen e armatosur në 14 shtator 1998 madje mori disa ndërtesa qeveritare. Por nga SHBA i thanë trocc që nuk e njohin një qeveri apo autoritet të dalë nga rebelimi. Nuk ishim anëtar në NATO atëherë, por sot jemi.

Pra me fjalë të thjeshta, nëse do të ketë një lëvizje të armatosur të Kalasë dhe Lelës, edhe nëse të dy hyjnë në zyrën e Edi Ramës, nuk ja njeh kush. Madje do t’i dënojnë e sipas gjasave ti shpallin non grata. Këtë ata e dijnë më mirë e kundërshtarët e tyre. Po përse atëherë e nxjerrin? Shumë thjesht, mungea e potencës ose prezenca e impotencës ccon në narcizizmin potencial që nuk ekziston.

Read Entire Article