Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm që numëron mijëra organizata jofitimpruese dhe shoqata biznesi që në shumë raste nuk kanë në fokus interesin publik, por rendin pas donacioneve dhe përfitimeve personale. Ky realitet është kthyer në tendencë, ku OJF të ndryshme behën palë në protesta qytetarësh dhe jo vetëm, duke kundërshtuar projekte zhvillimore në zona të ndryshme të vendit.
“Për fat të keq kemi një zhurmnajë nga disa institucione OJF, që janë në gjueti të fondeve të radhës. Qëllimi vetëm i tyre është të duken para donatorëve sa më aktiv. Përpiqen më çdo kusht për të bllokuar projekte. Po t’i dëgjosh nuk kanë argumente. Në shumë raste përfitimet e projekteve janë edhe më të mëdha se dëmet që ato pretendojnë se do ndodhin. Për fat të keq ka një partizanllëk, do ta quaja, të disa JOF-ve. Më shumë shoh një rendje pas të dukurit me shpresën se dikush do t’i financojë”, – tha Fatos Cocoli, ekspert ekonomie.
Një nga projekt që po mbahet pezull si pasojë edhe këtyre protestave është dhe ndërtimi i ujësjellësit të Himarës. Prej muajsh banorët e zonës së lumit të Vlorës protestojnë së bashku me disa OJF mjedisore, duke bllokuar një investim 9.5 milionë euro, që i vjen në ndihmë zonës turistike.
“Është bërë një tendencë e shëmtuar, fjalët duket se duan të mbrojnë interesin publik, por në fakt interesi është vetëm personal. Çdo qytetar duhet të jetë sy hapur se jo çdo argument që përdorin këto OJF qëndron dhe është në mbrojtje të mjedisit. Por me qëndrimet e tyre ato dëmtojmë apo vonojnë projekte zhvillimore. Çdo lloj vonese në projekte madhore është një dëm edhe më i madh për ekonominë e zonës dhe ekonominë në tërësi”, – sqaroi Cocoli.
Ekspertët hedhin idenë se ka nevojë që të ketë kritere të forta dhe selektive për regjistrimin e OJF-ve dhe monitorimin e tyre.
Nuk mundet që çdokush, të marrë statustin duke u regjistruar në gjykatë me qëllimin e vetëm të përfitojë fonde, duke ndikuar në bllokimin e përpjekjeve zhvillimore. Për pasojë, ekspertët sugjerojnë edhe ndryshime ligjore./vizionplus.tv