Opozita protestë kundër Ramës, Berisha kërkon qeveri teknike, turma sulmon kryeministrinë dhe bashkinë me molotov

4 months ago 29

Partia Demokratike dhe aleatët e saj protestuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para selisë së qeverisë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin nga banesa e tij theksoi se beteja e të gjithë opozitës do të fokusohet te largimi i shefit të qeverisë, Rama, si e vetmja mënyrë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Lexo edhe :

Related Posts

“Unë sot i jap këtë paralajmërim Edi Ramës, prano qeverinë teknike, si kushti i të gjitha kushteve për zgjedhje të barabarta, dhe të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme”, tha Berisha.

Kryetari i PD Sali Berisha , e cilësoi protestën e sotme një besëlidhje të të gjithë faktorëve opozitarë që do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

“Shqiptarët sot në këtë tubim madhështor të paparë në Tiranë lidhën besën për qeveri teknike.Shqiptarët lidhën besën për zgjedhje të lira.Shqiptarët lidhën besën për rotacionin e vonuar”, tha Berisha.

Përgjatë gjithë fjalës së kryetarit të PD, Berisha, protestuesit qëlluan me molotovë selinë e kryeministrisë.

Në përfundim të fjalës së liderit të opozitës, protesta u zhvendos para bashkisë ku sërish u hodhën molotovë në shenjë revolte ndaj rasteve të korrupsionit në këtë bashki./vizionplus.tv

Read Entire Article