Një nga drejtuesit e krimit të organizuar në Rio de Zhaneiro, Brazil, u vra të premten gjatë një shkëmbimi zjarri me oficerët e policisë, thanë autoritetet lokale.
Policia e Rios njoftoi se Rui Paulo Gonçalves Estevao, i njohur si Pipito, dyshohet se ishte drejtuesi i një grupi paraushtarak që terrorizoi rrethet e klasës punëtore duke zhvatur para.
“Kur i janë afruar, ai ka sulmuar efektivët e policisë”, thuhet në njoftimin për media, duke shtuar se ka ndodhur shkëmbimi zjarri ku ka mbetur i plagosur Pipito.
Pipito do Antares responsável pela milícia da família Braga após o seu chefe Zinho se entregar a polícia, foi morto hoje junto com um dos seus seguranças em uma ação coordenada por policiais da Draco. pic.twitter.com/n6j4e4Z5mr
— RIO FAVELA,NOTICIAS. (@rjfavelanoticia) June 8, 2024
Ai u dërgua në spital, ku humbi jetën. Guvernatori i Rios tha në një postim në mediat sociale se tetorin e kaluar, Pipito kishte “urdhëruar të digjeshin 35 autobusë” në lagjet e varfra në Rion perëndimore, pas vdekjes së një lideri tjetër paraushtarak. Ato zjarrvënie kundër autobusëve kishin tronditur Brazilin në atë kohë.
Shumë lagje të varfra në Rio kontrollohen nga grupe paraushtarake, shpesh të përbëra nga ish-oficerë policie.
Fillimisht ata paraqiten si grupe vetëmbrojtëse kundër bandave të trafikut të drogës.
Megjithatë, ata në fakt angazhohen në praktika të ngjashme me mafien, duke kontrolluar shërbime të tilla si shpërndarja e gazit, aksesi në internet dhe transporti./vizionplus.tv