Protesta e fermerëve në Bruksel ka përshkallëzuar, duke u përplasur me policinë.
Rreth 600 traktorë u vendosën rreth institucioneve të BE, teksa protestuesit kanë shkaktuar kaos duke i vënë zjarrin objekteve të ndryshme.
Lexo edhe :
Related Posts
Protestuesit bllokuan rrugët me mbetje plehu, kashtë dhe iu vendosën zjarrin gomave duke bërë të pamundur qarkullimin që të con në qendër të Brukselit.
Forcat e policisë u përgjgijën me ujë për të ndaluar feremrët dhe për të shuar zjarret.
Po ashtu u vendosën barrikada me tela me gjëmba për të ndaluar futjen e tyre brenda institucioneve.
Kjo është protesta e radhës e fermerëve të pakënaqur ndërsa i gjithë muaji shkurt ka qenë i mbushur me tubime në pjesën më të madhe të vendeve të europës.
Kërkesat e fermerëve nga shteti në shtet janë të ndryshme, por cfarë i bënë të gjithë bashkë janë të ardhurat e pamjaftueshme./vizionplus.tv/