Këto janë pamjet e sherrit masiv mes disa qytetarëve në Vlorë dhe uniformave blu. Siç dallohet më videon e siguruar nga Vizion Plus, një grup të rinjsh kanë goditur punonjësit e policisë, duke i kundërshtuar.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i përleshjes masive është bërë sekuestrimi i disa monopatinave.
Policët kanë goditur të rinjtë për t’i neutralizuar, gjatë kohës që po shoqëroheshin drejt automjetit të policisë./vizionplus.tv