Pas fitores dërrmuese, fjalimi i parë si kryeministër i Starmer: Do ta çojmë Britaninë drejt ‘ujërave më të qeta’

2 months ago 22
Reklamë

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer i është drejtuar vendit me anë të një deklarate televizive, jashtë Downing Street.
Më herët, Starmer vizitoi Mbretin Charles në Pallatin Buckingham, ku monarku e ftoi që të formonte edhe qeverinë e re.

Gjatë fjalimit të tij të parë si kryeministri i ri i Britanisë, Starmer përgëzoi paraardhësin e tij Rishi Sunak. Lideri i Laburistëve u shpreh se i vlerëson “përpjekjet e shumta” që Sunak bëri për t’u bërë kryeministri i parë aziatik i vendit.
Keir Starmer tha se vendi votoi “në mënyrë vendimtare për ndryshimin dhe kthimin e politikës në shërbim të publikut”.

“Kur hendeku midis sakrificave të bëra nga njerëzit dhe shërbimit që ata marrin nga politikanët bëhet kaq i madh, kjo bën që zemra e një kombi të lodhet, të shterojë shpresa, shpirti, besimi për një të ardhme më të mirë, se ne duhet të ecim përpara së bashku.”
Këto plagë, tha Starmer, “mund të shërohen vetëm me veprime dhe jo me fjalë”.

Ai tha se synon të fillojë punën menjëherë dhe u zotua se do ta çojë Britaninë drejt “ujërave më të qeta pas 14 viteve, shpesh të trazuara, të qeverisjes së konservatorëve.

Read Entire Article