Rusia ka nisur një çështje të re penale kundër Oleg Navalny, vëllait të liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny , njoftoi këtë të martë agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Në artikull nuk thuhet se me cilin nen të Kodit Penal është hapur çështja, por thuhet se policia është në kërkim të Oleg Navalny, i cili rezulton edhe më herët në kërkim policor për një tjetër akuzë.
Në vitin 2014 Oleg Navalny u dënua me 3.5 vjet burg për mashtrim në një rast që kritikët e Kremlinit thonë se ishte i sajuar dhe i krijuar për të ushtruar presion ndaj vëllait të tij të ndjerë.
E veja e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka pohuar se burri i saj u helmua me Novichok dhe se Putin ishte përgjegjës për vdekjen e tij.
Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti të pabaza pretendimet e saj se Navalny u helmua me agjentin nervor Novichok./vizionplus.tv/