Një banesë në një pallat në Orikum është përfshirë nga flakët në orët e vona të natës.
Zjarrfikësia e Vlorës ka mbrritur në vendngjarje pasi është lajmëruar, por është dashur shumë punë për të parandaluar zjarrin që të mos përhapej.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar , teksa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor.
Shkak për zjarrin që shkaktoi dëme të shumta material dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. /vizionplus.tv