Një zjarr ka rënë në një hotel në Shkodër mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:15.
Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, teksa nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. /vizionplus.tv