Përfshihet nga flakët pallati në Fier, shpëtohet mrekullisht i moshuari

8 months ago 32
Reklamë

Foto ilustruese

Një pallat është përfshirë nga flakët gjatë natës në Fier. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Apollonia”, ndërsa fillimisht flakët kanë përfshirë një banesë në katin e nëntë të pallatit, ku banon  një i moshuar, i cili raportohet se ka probleme me shikimin.

Fatmirësisht fqinjët kanë mundur të lajmërojnë në kohë zjarrfikësen, teksa kanë nxjerrë nga banesa edhe të moshuarin. Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekësore.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë, raportohet vetëm për dëme materiale./vizionplus.tv/

Read Entire Article