Përgjaket festa në SHBA, 2 të vrarë dhe 14 të plagosur

4 months ago 25
Reklamë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën sot dhe 14 të tjerë janë plagosur në një incident me të shtëna me armë zjarri në një festë në një lagje të Memphis Tenesi, SHBA, sipas policisë.

Tre nga të plagosurit u dërguan në spital në gjendje kritike,  sipas Departamentit të Policisë së Memphisit, raporton CNN.

Sipas policisë të shtënat u regjistruan në një festë. Burimet bëjnë me dije se në festën që përfundoi në përgjakje kishte rreth 200 me 300 persona.

Policia ka identifikuar dy persona si autorë të dyshuar të sulmit me armë, të cilët i ka shpallur në kërkim.

“Ne besojmë se janë të paktën dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit”, tha shefi i përkohshëm i policisë Sherelyn Davis për CBS News.

Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e këtij sulmi të përgjakshëm.

Hetimet për të shtënat janë në vazhdim. Policia tha se grupi hetimor  ka marrë pamjet video nga vendi i ngjarjes dhe po kërkon përgjegjësit. /vizionplus.tv/

Read Entire Article