Përmbytet Italia verilindore, konfirmohet viktima e parë, dëme të shumta në bujqësi

5 hours ago 25

Në rajonin Emilia Romagna, në Italinë verilindore, kanë ndodhur sërish përmbytje të mëdha. Për shkak të shiut të pandërprerë dhe rrjedhjes së lumenjve, pjesa më e madhe e qytetit të Bolonjës dhe rajoneve të Modenës, Reggio Emilia, Ravenna dhe Piacenza u përmbytën.

Siç njoftoi mëngjesin e sotëm prefektura e Bolonjës, në zonën e Pianoro është gjetur i vdekur një burrë, makina e të cilit u rrëmbye nga ujërat e vrullshme. Në të njëjtin zonë vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një personi të zhdukur.

#Maltempo #EmiliaRomagna: oltre 300 interventi dei #vigilidelfuoco nelle ultime ore. In atto ricognizione aerea con l’elicottero Drago sulle zone colpite dagli allagamenti a Pianoro, provincia di #Bologna [#20ottobre 8:45] pic.twitter.com/eSQjrcrVVj

— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) October 20, 2024

Kryebashkiaku i Bolonjës, Matteo Lepore, nga mbrëmja e djeshme e së shtunës u ka bërë thirrje banorëve që të shmangin çdo lëvizje dhe të ngjiten në katet më të larta dhe në çatitë e pallateve. Ballafaqimi me problemet e ndryshme u vështirësua edhe më shumë sepse parashikimi i motit nuk kishte përmendur një valë kaq të rëndë moti të keq.

Në këtë kohë po mblidhet komiteti operacional i Mbrojtjes Civile Italiane, për t’i dhënë ndihmë shtesë personave që u detyruan të largohen nga banesat e tyre. Dëmet, për sektorin e bujqësisë, në këtë fazë janë të pallogaritshme.

Ditën e sotme vala e motit të keq pritet të shtrihet në Italinë e Poshtme dhe veçanërisht në zonat më të gjera të Napolit, Barit, Kalabrisë dhe rajonit të Bazilikatës. Më në fund, në rajonin Veneto të Italisë verilindore, u vendos që të shtyhen të gjitha ndeshjet e futbollit amator për shkak të motit të keq. /vizionplus.tv

Read Entire Article