VIDEO/ Zjarr në Vlorë, digjen 100 rrënjë ullinj

8 hours ago 26

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj shekullorë në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse. Mësohet se janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj dhe zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi, teksa tani është edhe sezoni i vjeljes së ullirit.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe kziston një banesë që rrezikohet, por është e pabanuar. /vizionplus.tv

Read Entire Article