Mbante armë pa leje në makinë, arretsohet 44-vjeçari në Vlorë

9 hours ago 22

Një 44-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri automatik.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 23”.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article