“Përmbytet” Kina jugore, makinat “not” nëpër rrugë, 11 qytetarë të zhdukur dhe mbi 50 mijë të evakuuar

4 months ago 30
Reklamë

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka prekur Kinën ditët e fundit.

Autoritetet e vendit aziatik njoftuan sot se 11 qytetarë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve që pushtuna jugun e Kinës.

Ndërkohë mijëra banorë janë detyruar të largohen nga vendet e banimit për shkak të përmbytjeve. Siç duket edhe nga pamjet shumë rrugë janë kthyer në lumenj, me makinat që “notojnë” nga shiu i vrullshëm.

China floods in 2024 #chinafloods
pic.twitter.com/puZKCIVuqS

— UAE Breaking (@uaebreaking) April 22, 2024

Mediat në Kinë shkruajnë se shirat kanë “mbytur” provincën e gjerë jugore të Guangdong ditët e fundit, duke fryrë lumenj dhe duke rritur frikën e përmbytjeve të rënda. “Fenomen që ndodhe një herë në shekull”, kështu shkruajnë mediat shtetërpre pëer përmbytjet në Kinë.

“Gjithsej 11 persona janë zhdukur pas shirave të të vazhdueshëm që goditën shumë zona të Guangdong në ditët e fundit ,” tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke cituar agjencinë lokale të menaxhimit të emergjencave.
Më shumë se 53,000 njerëz janë zhvendosur në të gjithë krahinën, thuhet në artikull.

Reshjet intenisve të shiut pritet të vazhdojnë edhe sot, me autoritetet e motit që parashikojnë “stuhi dhe erëra të forta në Guangdong”, një rajon bregdetar që kufizohet me qytete të mëdha si Hong Kongu dhe Shenzhen.

Provincat fqinje, duke përfshirë pjesë të Fujian, Guizhou dhe Guangxi, do të preken gjithashtu nga “reshjet e dendura afatshkurtra” , tha Qendra Kombëtare Meteorologjike .

Rreth 127 milionë njerëz jetojnë në provincën Guangdong . Në qytetin Jiangëan, gjashtë persona u lënduan dhe disa u bllokuan në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shiu i dendur të dielën, njoftuan mediat shtetërore./vizonplus.tv

Read Entire Article