Policia ka arrestuar 18-vjeçarin që përplasi një 8-vjeçare sllovake mbrëmjen e djeshme në Durrës.
E mitura humbi jetën në spital, teksa i riu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Lexo edhe :
Related Posts
Njoftimi i policisë:
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital.
Ditët e fundit aksidentet në vend kanë qenë të shpeshta. Mbrëmjen e djeshme një automjet doli nga rruga në aksin rrugor Korçë – Kapshticë dhe u lënduan drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë që udhëtonin në të.
Po dje, një aksident i rëndë është shënuar në Memaliaj. Një mjet i tonazhit të rëndë, që shërbente për shpimi për nxjerrjen e ujit është përmbysur dhe ka zënë poshtë shoferin. Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 50-vjeçari me iniciale L.N.
Një tjetër aksident u regjistrua në askin rrugor Bilisht – Korçë në afërsi të fshatit Belorta. Nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, njeri prej të cilëve në gjendje më të rëndë ndërsa e plagosur ka mbetur dhe një grua që ishte pasagjere në njërin nga mjetet e përfshirë në aksident
Sipas policisë, aksidenti ka ardhur për shkak të kalimit të njërit prej mjeteve nga një rrugë dytësore në rrugë nacionale kalim që ka sjell edhe përplasjen e të dy mjeteve.
Ndërkohë sot një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë fshatit Fushë Milot. Autovetura që udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga.
Për pasojë dy të rinjtë kanë marrë plagë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. /vizionplus.tv