Një incident me të shtëna armësh mes tifozëve ka ndodhur pasditen e së shtunës jashtë stadiumit në Alexandras Avenue në Greqi, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka.
Sipas informacioneve nga mediat greke, për një arsye ende të panjohur, tifozët janë përleshur me njërin prej tyre duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar. Një burrë ka mbetur i plagosur në këmbë nga të shtënat.
Në të njëjtën kohë, gjatë episodit kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, një në bark (me gërvishtje) dhe një në krah pas një rrahjeje. Të tre të plagosurit janë dërguar në spital.
Zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje dhe arrestuan me më shumë se 40 persona. /vizionplus.tv