Projekti i ristrukturimit të 61 bashkive, pjesë e të cilit është edhe reforma e pagave për punonjësit vendor, ka shtuar ethet mes punonjësve për shkrutim të mundshëm të vendeve të punës. I pyetur për këtë çështje, ministri Arbian Mazniku dha këtë përgjigje.
“Nuk jemi duke biseduar për shkurtime punonjësit në mënyrë specifike në këtë moment. Kjo është një çështje e autoritetit të bashkive. Çfarë po diskutojmë aktulisht është ristukturimi, se si duhet të ndahen funksionet brenda bashkive. Kemi parë ogranigramën në 61 bashki dhe kemi gjetur mbivendosje funksionesh”, tha Mazniku në Vizion Plus me moderatoren Rajmonda Lajthia
Por një gjë është e sigurt, projekti i riorganizimit të bashkive do të shoqërohet me ndryshime funksionesh, që nënkupton ulje-ngritje në detyrë.
“Shkurtimet do t’i vendosë vet bashkia. Ndërsa do të duhet të ketë shumë ndryshime mes kategorizimeve të punonjësve”, deklaroi Mazniku në E-ZONE
Riorganizimi i funksioneve në të gjitha bashkitë do të përcaktojë dhe nivelin e pagave, që është atribut i këshillave bashkiak./vizionplus.tv