Pjesë e grupit kriminal dhe i arrestuar në 2014! Kush është Elis Rroshkodoli që u vra sot teksa po pinte kafen

2 weeks ago 53
Reklamë

36-vjeçari Elis Rroshkodoli është 36-vjeçari i cili mbeti i vdekur sot gjatë një atentati në Shkodër.

Ai ishte duke pirë kafe në lokal, në momentin që qëllua nga një person, ende i paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër në lokalin “Ish Gjuetari”, në lagjen Ahmet Haxhia.

Autori ende i paidentifikuar pasi e qëlloi me armë shënjestrën, është larguar me shpejtësi në këmbë.

Viktima rezulton si pjesë e një grupi grabitësish në Belgjikë.

Në 2014 është arrestuar gjatë një operacioni në Shkodër.

Sipas informacioneve, viktima ishte i armatosur pasi iu gjet pistoletë.

/a.r

Read Entire Article