Dy persona kanë rënë në pranga në Kavajë, pasi plagosën me thikë shtetasin A.Gj. pas një konflikti të çastit.
Të arrestuarit janë M. Gj., 26 vjeç dhe G. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 08.06.2024, rreth orës 23:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas, me mjet prerës thikë.
Në konflikt ka ndërhyrë edhe shtetasi G. Gj., i cili ka dëmtuar me mjete të forta, shtetasin M. Gj., si dhe më pas ka goditur me mjet të mprehtë thikë, shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv