Plagosi 32-vjeçarin, arrestohet autori i shpallur në kërkim

2 hours ago 22

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të një shtetasi me armë zjarri në muajin shkurt të vitit 2024. I arrestuari është shtetasi Emirjon (Mirush) Hasaj.

“Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kapën në Bajzë dhe ndaluan shtetasin E(M). H., 35 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 29.02.2024, në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe ka plagosur në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article