Plagosja me armë në Shkodër, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (EMRI)

5 months ago 27

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së shtetasit Ndue Preka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 9 qershorit në lagjen “Mark Lula”.

Grupi hetimor ka arritur që të zbulojë identitetin e autorit të dyshuar i cili vijon në jetë në kërkim policor. Ai është shtetasi Klodian Guraleci i cili mban mbiemrin e ndryshuar Krasniqi.

Lexo edhe :

Related Posts

Ky shtetas është nga fshati Toplanë i njësisë Temal të bashkisë Vau Dejës ndërsa policia ka arritur që ta identifikohë pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra në rrugë operative.

Dyshohet se mes këtyre dy shtetasve ka patur një konflikt të mëparshëm që ka sjellë këtë ngjarje ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e këtij konflikti mes tyre. Uniformat blu vijojnë punën për gjetjen dhe kapjen e të dyshuarit ndërsa janë ngritur grupe kontrolli.

Ndue Preka ndodhej në këmbë në lagjen “Mark Lula” kur dyshohet se autori është afruar dhe ka qëlluar ndaj tij me armë zjarri pistoletë. Një prej plumbave e ka kapur në këmbë 30 vjeçarin duke i dëmtuar gishtin ndërsa dy plumba të tjerë goditën një automjet që ishte i parkuar dhe brenda tij nuk ndodhej askush.

Menjëherë i plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa pas pak orësh doli nga spitali duke qenë jashtë rrezikut për jetën dhe u shoqërua në komisariatin e policisë për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes. Në dëshminë e tij Ndue Preka nuk ka pranuar të tregojë se kush është autori që e qëlloi me armë zjarri duke thënë se nuk ka arritur që ta njoh./vizionplus.tv

Read Entire Article